Cili aparat për dëgjim është më i mirë për ju varet nga shkalla e dëmtimit të dëgjimit.
Gjatë zgjedhjes së modelit të aparatit ne ju ofrojmë ato të cilat më së shumti i plotësojnë nevojat e juaja dhe stilin e jetës suaj. Në zgjedhjen e aparatit të dëgjimit ndikon edhe çmimi që mund të jetë nga 0 deri në mijëra denarë. Si gjatë blerjes së pajisjeve tjera elektronike,çmimi varet nga modeli dhe karakteristikat teknike të aparatit për dëgjim. Megjithatë, mos të jetë kjo gjykues në zgjedhjen tuaj.
Përderisa dëmtimi juaj është i dyanshëm sigurisht që do ju rekomandojmë të mbani dy aparate për dëgjim.Dëgjimi me dy veshët- dëgjim binaural është dëgjim natyral. Na mundëson të dëgjojm zërat më preciz dhe më natyral, veçanarisht në ambiente të zhurmshme, ti dëgjojmë zërat e largtë, më mirë të kuptojmë fjalët dhe më mirë të orientohemi në hapsirë.
Mbajtja e aparatit vetëm në njërin vesh e zvogëlon aftësinë për dëgjim dhe kuptim në veshin tjetër. Mbajtja e dy aparateve për dëgjim mundëson veshët tuaj të punojnë së bashku në mënyrën më të mirë të mundshme.