Nëse nuk shihni mirë a do të mbani syze me dioptri vetëm në njërin sy? Sigurisht që jo. Gjithashtu nëse keni dëmtim në të dy veshët, duhet të mbani dy aparate për dëgjim në të dy veshët. Sa është e rëndësishme të mbahen dy aparate për dëgjim do të shihni në vijim në dhjetë përparsitë për mbajtje  të dy aparateve për dëgjim.

 

 

 

  1. SIGURI 
    Me dëgjim vetëm në njërin vesh më vështirësi e gjeni veten në hapsirë, kjo mund të jetë rrezik sidomos në komunikacion.
  2.  DËGJIM MË TË MIRË
    Me njërin vesh zëri mund të dëgjohet në largësi prej 3 metra, kurse me dy veshë mund të dëgjohet në largësi prej 10 metra.
  3.  GAMË E GJERË E DËGJIMIT
    Personi që mban vetëm një aparat në njërin vesh mund të shkaktojë aftësinë për dëgjim dhe kuptim në veshin në të cilin nuk mban aparat dëgjimi.
  4.  NJOHJE MË TË MIRË TË ZËRIT
    Shumë zëra ju  tingëllojnë ngjashëm kur i dëgjoni me njërin vesh, kurse kur i dëgjoni me të dy veshët keni njohje më të mirë të zërave
  5. DËGJIM NGA TË DY ANËT
    Si e ka parashikuar natyra, dëgjimi me të dy veshët iu mundëson të shijoni miqësinë me njerëzit.
  6.  KUPTIM MË I MIRË
    Mbajtja e dy aparateve në të dy veshët ju ndihmon që të dalloni dhe kuptoni zërat individual.
  7. .DËGJIM I LIRSHËM
    Dëgjimi vetëm me njërin vesh është me të vërtet psiqikisht i lodhshëm dhe i stresuar, që mund të çoj deri tek humbja e sistemit imun.
  8.  ZBUTJE TË ZËRAVE TË FORTË
    Zërat e fortë të befasishëm e humbin efektin e pakëndshëm kur ndahen në të dy veshët.
  9. CILËSI NATYRALE TË ZËRIT
    Mbajtja e dy aparateve dëgjimi në princip kërkon zë të zvogluar, duke dhënë zë natyral të tingujve dhe muzikës.
  10. DËGJIM PA LODHJE
    Dëgjoni zërat e ulët me pak përzierje të zhurmshme në sfond